Shkup, 20.11.2023 ‒ Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC) si pjesë e aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, në periudhën 06-17 nëntor 2023, ka realizuar intervista online me departamentet përkatëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e të dhënave për finalizimin e Raportit për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut. Pas kompletimit të Raportit, ai do të prezantohet në një event publike në Shkup, i cili është planifikuar të mbahet më 12 dhjetor 2023.

Zbatimi i aksionit financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile të BE-së, si pjesë e kontratës me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk