Më 12 dhjetor 2023, në Hotel Marriott – Shkup, do të mbahet event konsultativ me përfaqësues nga palë të ndryshme të interesit (organet e administratës shtetërore, sektori joqeveritar dhe komuniteti shkencor), me temë – Së bashku për qeverisje të mirë në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.
Eventi organizohet nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC) si pjesë e aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile, si pjesë e kontratës me Projektin “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në këtë event do të prezantohet Raporti për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut, si dhe përvoja nga BE-ja për qeverisjen e mirë me mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.
Për t’u regjistruar për pjesëmarrje në event dhe për informacione shtesë, kontaktoni: