Për ne

 

Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Qëllimi kryesor

Ekipi

Histori e shkurtër

Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike – Shkup (IPECC) si organizatë joqeveritare është themeluar në vitin 2000 me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin social të vendit, duke zbatuar aktivitete në fushën e mjedisit jetësor, zhvillimit kulturor dhe zhvillimit personal. Fillimisht filloi të punojë si Qenda  për zhvillimin mjedisor dhe kulturor, por në vitin 2021 u vendos që të riemërtohet në emrin aktual për të njohur më lehtë qëllimet e organizatës. Pasi që me kalimin e kohës, mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike u bënë fusha dominuese në të cilën realizoheshin aktivitetet e Institutit, u vendos që qëllimet dhe sferën e veprimit ta orientojë plotësisht në këtë fushë. Në të njejtën kohë, procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian ishte arsye më tepër për t’u qasur më shum në analizën dhe përmirësimin e politikave dhe menaxhimit të Kapitullit 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, në përmirësimin e kornizës ligjore dhe njohurive të të gjitha palëve të interesuara. Gjatë ekzistencës së tij, Instituti ka bashkëpunuar me organet shtetërore dhe lokale, organizatat ndërkombëtare dhe ambasada, si dhe me sektorin privat.

Qëllimi kryesor

Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, duke zhvilluar dhe zbatuar politika që kontribuojn në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe arritjen e zhvillimit neutral klimatik.

Qëllimet e specifike

  • Monitorimi dhe pjesëmarrja në procesin e miratimit të dokumenteve planifikuese për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike dhe harmonizimi i tyre me politikat e BE-së dhe ato globale në këtë fushë,
  • Përmirësimi i kornizës ligjore në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike dhe inkurajimin e transparencës dhe konsultimit publik në krijimin e legjislacionit,
  • Mbështetja e procesit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, duke mbështetur aktivitetet që synojnë përafrimin në Kapitullin 27 – Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike,
  • Inicimi dhe zbatimi i aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e tokës nga ndotja, nxitjen e permakulturës dhe bujqësisë së qëndrueshme,
  • Inkurajimi i aktiviteteve që synojnë ekonominë cirkulare dhe zbatimin e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor,
  • Promovimi i dialogut ndërmjet sektorit joqeveritar, komunitetit të biznesit dhe administratës shtetërore dhe lokale në procesin e anëtarësimit në BE,
  • Inicimi dhe zbatimi i aktiviteteve që synojnë vendosjen e qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe veprimin klimatik, vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjes globale.

Ekipi

Në 20 vitet e funksionimit, IPECC ka krijuar bashkëpunim me shumë ekspert vendas dhe ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike. Në të njejtën kohë, mirëmba një listë të ekspertëve aktivë, të cilët mund të thirren në çdo kohë kur është e nevojshme.

Ekipi kryesorë përbëhet nga disa anëtarë të cilët i kushtojnë një pjesë të kohës së tyre, arritjes së objektivave të IPECC.

 

 

Jadranka Ivanova, Kryetare
Jadranka Ivanova, Kryetare
Ekspert për përafrim dhe të drejtën mjedisore dhe klimën
Dr. Ilir Luma
Dr. Ilir Luma
Ekspert për shëndet
Elena Zafirovska Pereira Gomesis
Elena Zafirovska Pereira Gomesis
Andrijana Ristovska Kostovska
Andrijana Ristovska Kostovska
Liljana Dinev
Liljana Dinev