Shkup, 11 dhjetor 2023
Në hapësirat e Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshime Klimatike Shkup (IPECC), u mbajt Mentorim dhe trajnim për qeverisje të mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike për ekipin e IPECC.
Mentorimi dhe trajnimi u orgnizuan si pjesë e aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile, si pjesë e kontratës me Projektin “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në trajnim morrën pjesë përfaqësuesi i Institutit Evropian për Administratë Publike (EIPA), Igor Dizdareviq, si dhe Toni Popovski, eksperti tematik për qeverisje të mirë në mjedis dhe ndryshime klimatike.
Ndër të tjera, ekspertët dhe ekipi i IPECC punuan së bashku për të përcaktuar shtrirjen e Planit të Veprimit për forcimin e qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në tre vitet e ardhshme. Plani i veprimit pritet të finalizohet më së voni deri më 25.12.2023 dhe do të shërbejë si një mjet i mirë për IPECC për të planifikuar dhe ndërmarrë aktivitete që do të kontribuojnë në forcimin e qeverisjes së mirë në mjedis dhe ndryshimet klimatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për informacione shtesë, kontaktoni: