Më 12 dhjetor 2023, në Hotel Marriott në Shkup u mbajt eventi konsultativ përmbyllës me temë “Së bashku për përmirësimin e qeverisjes në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike”. Eventi u organizua nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike (IPECC), në kuadër të projektit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile.

Në këtë event morën pjesë 36 pjesëmarrës, përfaqësues të sektorit joqeveritar, të vetëqeverisjes lokale dhe të pushtetit qendror. Gjatë eventit u prezentuan standardet dhe praktikat ndërkombëtare për qeverisjen e mirë në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, si dhe Raporti për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut.

Ligjëruesi kryesor në temën parimet, standardet dhe praktikat ndërkombëtare ishte përfaqësuesi nga Instituti Evropian i Administratës Publike (EIPA), Igor Dizdarevç, i cili ndau informata për aktivitetet dhe fushëveprimin e EIPA-s, si dhe për kornizën ligjore, rregulloret dhe konventat vendimtare për qeverisjen e mirë në fushën e mjedisit jetësor. Me qëllim të mbledhjes së të dhënave për përgatitjen e Raporti për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut, është realizuar një anketë e cila përfshin përgatitjen e pyetësorëve për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), të cilat janë ndarë edhe me komunat për përpunim të mëtutjeshëm, si dhe janë realizuar intervista me zyrtarë udhëheqës nga sektorët përkatës të MMJPH. Raporti për gjendjen aktuale është përgatitur dhe u prezantua nga Toni Poposki, ekspert për qeverisje të mirë në mjedisin jetësot. Raporti do të finalizohet më tej, sipas konkluzioneve të eventit konsultativ.

Me këtë projekt, IPECC synon të vlerësojë nivelin aktual të të kuptuarit të qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike nga aktorë të ndryshëm (siç janë autoritetet qendrore dhe lokale, organizatat joqeveritare dhe sektori i biznesit), dhe më pas të analizojë se si e njejta mbulohet në legjislacionin dhe praktikat e administratës qendrore dhe lokale.

Raporti Përfundimtar do të publikohet në web faqen e IPECC, si dhe do të ndahet në mënyrë elektronike me të gjithë ata që ishin pjesë e eventit konsultativ.