Veprimi i përbashkët dhe investimi në infrastrukturë të qëndrueshme, mbrojtja e mjedisit dhe reformat në qeverisjes mund të nxisin një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor

Përmbushja e kërkesave të Bashkimit Evropian për mjedisin jetësor dhe ndyshimet klimatike dhe respektimi i angazhimeve të Agjendës së Gjelbër ishin temat kryesore të diskutimit në panelin “Gjelbërimi i Ballkanit Perëndimor: Bashkimi për Infrastrukturë të Qëndrueshme, Mbrojtja e Biodiversitetit dhe Qeverisja Efektive”. Ky panel u organizua nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike (IPECC), në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile të mbajtur në Tiranë. Paneli i moderuar nga Jadranka Ivanova, Presidente e IPECC, mblodhi së bashku ekspertë dhe zyrtarë nga Ballkani Perëndimor për të adresuar sfidat mjedisore dhe të qëndrueshmëris së rajonit.

Sabit Gashi, ushtrues detyre Drejtor i Departamentit të Energjisë, Ministria e Ekonomisë, ndau vizionin ambicioz të Kosovës për të arritur tepricë të energjisë nga burimet diellore deri në vitin 2030. Megjithatë, ky vizion kërkon investime të konsiderueshme dhe kapacitete administrative për të zbatuar politika efektive të energjisë.

Sfida kritike e forcimit të kapaciteteve njerëzore, ndërtimit dhe mbajtjes së aftësive për qëndrueshmëri u theksua nga Radica Koceva, eksperte e menaxhimit të IPA fondeve. Për të përdorur me efikasitet fondet e BE-së, projektet duhet të harmonizohen me programet qeveritare, të fokusohen në investime të gjelbra dhe të promovojnë transparencë dhe llogaridhënie, tha ajo. Nga ana e BE-së, efikasiteti i shpërndarjes së financimit mund të rritet duke modifikuar instrumentet e para-anëtarësimit dhe harmonizuar më shumë me mekanizmat e fondeve strukturore dhe duke u fokusuar në kapacitetin për të përdorur në mënyrë efektive këto fonde.

Këshilltari i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Johannes Heidecker, theksoi rëndësinë e balancimit të rritjes ekonomike dhe mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar se Prodhim i Brendshëm Bruto (PBB) më i lartë mund të arrihet duke siguruar bashkëveprim të mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes ekonomike.  

Nevoja për qasje me në qendër të njerëzve në iniciativat e gjelbra dhe rëndësia e angazhimit të shtetit me komunitetet lokale u trajtuan nga Petrica Dulgheru, Kryetar i Bordit të Nismës për Zhvillimin Ekonomik të Romëve. Ai gjithashtu theksoi rolin vendimtar që OJQ-të luajnë në angazhimin me komunitetet lokale edhe pse ndikimi i tyre është i kufizuar për shkak të varshmëris nga financimi i donatorëve. Ballkani Perëndimor ka potencial të madh për energji të rinovueshme, veçanërisht energji diellore, tha ai. Aksesi dhe përballimi i teknologjive të rinovueshme nga komunitetet vulnerabël, siç janë Romët, është thelbësore.

Sipas Mirjam de Koning, Drejtoreshë Ekzekutive e Trustit Natyror Prespa-Ohrid, zonat e mbrojtura të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për investime për të siguruar mbrojtje dhe menaxhim efektiv. Të ardhurat nga turizmi duhet të riinvestohen në ruajtjen e mjediseve natyrore dhe brezi i ri duhet të edukohet për vlerën e natyrës dhe rëndësinë e biodiversitetit.

Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në adresimin e mbrojtjes së mjedisit, energjisë së rinovueshme, ndryshimeve klimatike dhe kapitullit 27 të integrimit në BE. Eko Fondi i Malit të Zi, me një buxhet prej 9.3 milionë euro në vitin 2023, mbështet iniciativa të ndryshme si automjete elektrike, panele fotovoltaike, efiçencë energjetike, ndriçime LED dhe menaxhim të mbetjeve, tha Drashko Boljeviç, Drejtor Ekzekutiv i Eko Fondit. Angazhimi i shtetit për qëndrueshmërinë mjedisore është i dukshëm në qasjen e tij proaktive dhe bashkëpunimin me Fondin e Gjelbër të Klimës për të trajtuar sfidat klimatike dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm.