Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike Shkup (IPECC), përmes një kontrate me vlerë të vogël me Programin për mjedis jetësor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) dhe Fondin Global të Mjedisit (GEF), do të mbështesë procesin e hartimit dhe miratimit të Ligji për mbrojtjen e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja do të realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokave, përmes forcimit të kuadrit ligjor dhe institucional, ndërtimit të kapaciteteve dhe restaurimit të zonave malore më të cënueshme si dhe përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura”, i cili realizohet nga UNEP në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), finansuar nga Fondi Global i Mjedisit – GEF.

Krahas aktiviteteve të tjera, në kuadër të projektit do të përgatitet projektligj për mbrojtjen e tokës. IPECC do të kontribuojë përmes:

  • identifikimit dhe planifikimit të përfshirjes së palëve të interesuara në procesin e hartimit dhe miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Tokës,
  • analizës së kornizës ekzistuese ligjore dhe institucionale relevante për mbrojtjen e tokës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe
  • përcaktimit të Udhërrëfyesit për përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Tokës.

 

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, IPECC do të kontribuojë në përcaktimin e përmbajtjes së projektligjit, si dhe në përfshirjen e hershme të palëve të interesuara, duke mundësuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk