Shkup, 16.10.2023 ‒ Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC) si pjesë e aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, përfundoi draftin e parë të Raportit nga hulumtimi për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut.

Zbatimi i aksionit financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile të BE-së, si pjesë e kontratës me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Si pjesë e hulumtimit, janë përgaditur pyetësor për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Komunat, dhe të njejtët janë ndarë për përpunim të mëtejshëm. Informacionet e mbledhura përmes pyetësorëvedo të përdoren më tej për finalizimin e Raportit për gjendjen aktuale me qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut.

Në vijim të pyetësorëve të dorëzuar, intervista me departamentet përkatëse të MMJPH janë planifikuar për javën duke filluar nga data 06.11.2023.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk