Shkup, 07.12.2022 – u mbajt punëtoria e dytë dhe e fundit për zhvillimin e legjislacionit për menaxhimin e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin për mjedis jetësor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) organizuan punëtorinë e dytë “Zhvillimi i legjislacionit për menaxhimin e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Punëtoria u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokave, përmes forcimit të kuadrit ligjor dhe institucional, ndërtimit të kapaciteteve dhe restaurimit të zonave malore më të cënueshme” financuar nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), ku IPECC, nëpërmjet një kontrate me vlerë të vogël, hartoi disa dokumente që hodhën bazën për përgatitjen e Ligjit për mbrojtjen e tokave, konkretisht:

  • Planin për përfshirje dhe komunikim me palët e interesuara gjatë hartimit të Ligjit për mbrojtjen e tokave,
  • Analizën e kuadrit ligjor dhe institucional në Maqedoninë e Veriut relevante për mbrojtjen e tokave,
  • Analizën funksionale për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokave,
  • Udhëzuesin për demonstrimin dhe rritjen e praktikave të mira për menaxhimin e qëndrueshëm të tokave dhe neutralitetin e degradimit të tokave dhe
  • Udhërrëfyesin për hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokave.

Në punëtorinë përfundimtare, e cila u mbajt në Park Hotel & SPA në Shkup, u prezantuan dhe u diskutua:

  • Korniza ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Udhërrëfyesi për hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokave dhe
  • Fushëveprimi i Ligjit për mbrojtjen e tokave

Sipas Udhërrëfyesit, në periudhën e ardhshme pritet që MMJPH të fillojë me hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokave.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk