Shkup, 25 dhjetor 2023

Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshime Klimatike Shkup (IPECC), hartoi Raportin nga hulumtimi për gjendjen e qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut.

Raporti është rezultat i aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile, si pjesë e kontratës me Projektin “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Qëllimi i hulumtimit ishte të vlerësonte nivelin aktual të të kuptuarit të qeverisjes së mirë në mjedis dhe ndryshimet klimatike nga aktorë të ndryshëm dhe se si qeverisja e mirë reflektohet në ligjet dhe politikat përkatëse. Në të njëjtën kohë, ky Raport ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të IPECC dhe përmes tij të sektorit civil në Maqedoninë e Veriut për angazhim më të mirë për qeverisje të mirë në mjedis dhe ndryshime klimatike dhe forcimin e komunikimit ndërmjet palëve të interesuara.

 

Raportin mund ta shkarkoni na linku ne vijim:

Raport për qeverisjen e mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut

Përmbledhje nga Raboti në gjuhen angleze

 

Për informacione shtesë dhe komente në lidhje me dokumentet e lartëpërmendur, kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk