Shkup, 03.10.2022 – „Rritja e ndikimit ndaj tokës nga aktivitetet njerëzore dhe ndryshimet klimatike çojnë në degradimin e tokës, gjë që shkakton pasoja të rënda socio-ekonomike. Gjithnjë e më të shpeshta janë dukuritë e padëshiruara të dëmtimit të funksioneve të tokës, si erozioni, vulosja nga ndërtimi i objekteve mbi të, ndotja e tokës, dhe të ngjajshme. Ky është një problem serioz! Shmangia e degradimit të tokës është e një rëndësie të veçantë  për mirëqenien tonë dhe mirëqenien e biodiversitetit.

Me qëllim të krijimit të një qasjeje të integruar në mbrojtjen e tokës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor qasi në përgatitjen e një ligji të veçantë që do të rregullojë menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës“, theksoi Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor  z. Naser Nuredini, i cili së bashku me znj. Iskra Stojanova nga Programi për mjedis jetësor i Kombeve të Bashkuara (UNEP), morën pjesë në punëtorinë hyrëse me temë „Zhvillimi i legjislacionit për mbrojtjen e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Punëtoria u mbajt në kuadër të projektit „Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokave, përmes forcimit të kuadrit ligjor dhe institucional, ndërtimit të kapaciteteve dhe restaurimit të zonave malore më të cënueshme”, që financohet nga Fondi Global i Mjedisit (Global Environmental Facility – GEF) dhe realizohet nga UNEP, ku Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike Shkup (IPECC) do të mbështesë procesin e hartimit dhe miratimit të Ligjit për mbrojtjen e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

IPECC para përfaqësuesve të ministrive kompetente, njësive të vetëqeverisjes lokale, sektorit joqeveritar dhe publikut shkencor, prezantoi Planin e përgatitur për përfshirjen e palëve të interesuara në procesin e hartimit dhe miratimit të Projektligjit për mbrojtjen e tokave si dhe për rëndësinë e menaxhimit të mirë dhe mbrojtjes së tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo punëtori është e para nga një seri punëtorish dhe debatesh të planifikuara në Planin e përfshirjes së palëve të interesuara, që pritet të kontribuojnë në hartimin e një kuadri të mirë ligjor për mbrojtjen e tokave përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

 

Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike Shkup