Më 3 tetor në Hotel Marriott – Shkup, do të mbahet punëtoria fillestare me përfaqësues nga palë të ndryshme të interesit (organet e administratës shtetërore, sektori joqeveritar dhe komuniteti shkencor), me temë – Zhvillimi i legjislacionit për mbrojtjen e tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Naser Nuredini, së bashku me përfaqësues nga Programin për mjedis jetësor të Kombeve të Bashkuara (UNEP), do të hapë punëtorinë.

IPECC do të prezantojë rëndësinë e menaxhimit të mirë dhe mbrojtjes së tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Planin për përfshirjen e palëve të interesuara në procesin e hartimit të Ligjit për mbrojtjen e tokave.

Agjenda

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk