Shkup 21.06.2023 ‒ Është nënshkruar kontrata e mbështetjes me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” për zbatimin e aksionit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimtike.

Kontrata është rezultat i propozimit të përzgjedhur të Institutit për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC), i dorëzuar në kuadër të Thirrjes për mbështetje të shoqërisë civile, financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile të BE-së.

Objektivi kryesor i aksionit është të përmirësojë qeverisjen e mirë në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike dhe të përmirësojë dukshmërinë e IPECC që të jetë aktori kryesor i kësaj teme në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtij aksioni, në gjashtë muajt e ardhshëm do të realizohen këto aktivitete:

  1. Mbledhja e informacionit për identifikimin e politikave kryesore dhe dokumenteve ligjore të rëndësishme për qeverisjen e mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike (QMMJNK);
  2. Vlerësimi i nivelit të QMMJNK në Maqedoninë e Veriut;
  3. Prezantimin e rezultateve nga Vlerësimi i QMMJNKnë Maqedoninë e Veriut në event publik në Shkup;
  4. Përgatitja e rekomandimeve për të përmirësuar QMMJNK, duke përfshirë propozime për përmirësime të legjislacionit dhe masa për zbatim nga administrata qendrore dhe lokale;
  5. Organizimi i trajnimit dhe mentorimit njëditor për ekipin e IPECC në lidhje me qeverisjen e mirë në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike dhe zhvillimi Planittë aktiviteteve për tre vitet e ardhshëm;
  6. Promovimi i aktiviteteve në faqet e mediave sociale, printimi i materialeve të ndryshme, blerja e pajisjeve dhe mjeteve të TI-së për ekipin e IPECC.

 

Përmes këtyre aktiviteteve, IPECC synon të vërë në skenë në Maqedoninë e Veriut temën e qeverisjes së mirë në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit në vend.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk