Tiranë, 19.12.2022 ‒ u nënshkrua marrëveshje me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) për zbatimin e projektit rajonal “Thuaj dhe vepro gjelbër”.

Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike Shkup (IPECC), në partneritet me Agjencinë për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik (SEDA) nga Shqipëria dhe Rrjetin Ekologjik të Malit të Zi (ENM) do të zbatojnë projektin rajonal “Thuaj dhe vepro gjelbër” i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian.

Qëllimi i projektit është të inkurajojë vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes shprehjes publike të synimeve të tyre për veprim.

Në kuadër të projektit do të realizohen këto aktivitete:

  • Përgatitja dhe zbatimi i fushatës “Thuaj dhe vepro gjelbër”. Fushata do të zbatohet duke vendosur tabela në vende publike në Shkup, Durrës dhe Tivar, në të cilat qytetarët do të mund të shprehin mendimin e tyre se çfarë do të bënin për të mbrojtur mjedisin jetësor dhe për ndryshimet klimatike.
  • Përgatitja e raporteve dhe analiza e përgjigjeve. Përgjigjet dhe komentet e mbledhura nga fushata do të grupohen dhe do të përgatitet raport mbi reagimin dhe perceptimin e qytetarëve, duke reflektuar gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë veprime dhe për t’u përfshirë në mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
  • Organizimi i tre debateve publike në të tre qytetet me përfaqësues të palëve të interesuara, ku do të prezantohet analiza e fushatës dhe aktivitetet e propozuara për bashkëpunim rajonal.
  • Hartimi i Planit Rajonal të Veprimit për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Ky Plan Veprimi Rajonal do të jetë në formë të Udhërrëfyesit për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimet klimatike.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, IPECC së bashku me partnerët do të promovojnë një dialog të hapur mbi sfidat e anëtarësimit në BE, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

contact@ipecc.org.mk