Dokumenti për politikat është përgatitur nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshime Klimatike (IPECC) si drejtues i Grupit Tematik të Punës (GTP) për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank për vitin 2023 (CSF2023) ) të Procesit të Berlinit. Qëndrimet e listuara në Dokumentin e Politikave u formësuan përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimi, duke përfshirë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, anëtarë të GTP për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër dhe palët e interesuara nga 6 vende nga Balkani Perendimor (BP6), ekspertë të shquar nga BP6 dhe Bashkimi Evropian (BE), si dhe përmes të dhënave nga hulumtimit të paraqitura në Dokumentet Hyrëse dhe njohuritë e fituara përmes takimeve dhe përfaqësimeve. Procesi përfshin tre takime konsultative në të cilën ishin përfshirë 266 palë të interesuara dhe një konferencë hibride publike ku morën pjesë 102 pjesëmarrës. Këto rekomandime janë rezultat i një përpjekjeje të fokusuar dhe gjithëpërfshirëse të Grupit Tematik të Punës për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër.
Rekomandimet e formuluara janë të lidhura ngushtë, dhe kontribuojnë në arritjen e objektivave kryesore të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila mbështetet në reformat rregullatore në rajon për t’i përafruar ato me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, si dhe investimet përkatëse që janë pjesë e Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor (PEI), të zbatuara nëpërmjet mekanizmit të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Agjenda e Gjelbër për BP6 konsiderohet si një shtytës kryesor i tranzicionit drejt një ekonomie moderne, neutrale ndaj karbonit, rezistente ndaj klimës dhe me ekonomi efikase ndaj resurseve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit.

Dokumentin e plotë me rekomandimet e GTP-së për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër, mund ta shkarkoni në linkun në vijim.