Dr. Ilir Luma është mjek me 35 vjet përvojë pune në mbrojtjen shëndetsore primare, në sferën e veprimeve preventive dhe kurative. Nga viti 1995 gjer në vitin 1999 e ushtron detyrën e zavendës ministrit të shëndetsisë së Republikës së Maqedonisë. Ishte pjesëmarrës aktiv në pregaditjen e Ligjit për të drejtat e pacientëve dhe të Ligjit për obligimet dhe të drejtat e mjekëve, si antar i grupit punues. Nga viti 2005 gjer në vitin 2010 ishte nënkryetar i Komitetit etik për të drejtat e pacientve pranë Odës së mjekve të Maqedonisë.
Pjesëmarrës në shumë hulumtime që kanë për qëllim vërtetimin e ndikimit të mjedisit jetësor në shëndetin e njeriut, në veçanti të ndikimit të ajrit dhe supstancave të rrezikshme që gjenden në ajër. Për këtë qëllim ka marrë pjesë në realizimin e shumë projekteve dhe zhvillimin e dokumenteve planifikuese ku propozoi masa për përmirsimin e gjendjes së mjedisit jetësor. Njëherit, ka dhënë kontribut në shumë studimeve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, duke analizuar ndikimin e mundshëm në shëndet nga projektet e propozuara.
Në praktikën e gjertanishme, që del nga mjeksia e bazuar në dëshmi të verifikuara, me shumë sukses e zbaton mjekësinë komplementare, në trajtimin e çrregullimeve të shëndetit, duke i përdorur parimet e mjekësisë alternative, gjithënjë në funksion të ruajtjes së kualitetit të shëndetit. Poashtu është konsulent në një kompani private, në laminë e mbrojtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.