Si Inxhinier i diplomuar në Kimi, ajo ka më shumë se 20 vite përvojë profesionale në fushën e mjedisit jetësor, veçanërisht në zbatimin e legjislacionit në nivel qendror dhe lokal, menaxhimin e mbetjeve, emetimeve industriale, ndryshimeve klimatike, vlerësimin e ndikimeve në mjedis, menaxhimin e kimikateve dhe vlersimin strategjike mjedisor.

Si ekspert, ajo punoi për forcimin e kapaciteteve institucionale për përfshirjen e skemës së sinergjisë së katërfishtë në zbatimin e Planeve kombëtare të veprimit (NAP) për zbatimin e SAICM dhe përfshirjen e Konventës së Minamatës. Në të njëjtën kohë, ka punuar në përgatitjen e Studimeve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, për krijimin e sistemeve të integruara dhe financiarisht të vetë-qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave në 5 rajone, duke përfshirë edhe vlerësimin strategjik të planeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ishte zëvendës udhëheqës ekipi të një projekti që kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të komunave në Maqedoninë e Veriut në menaxhimin e mjedisit jetësor.

Si ekspert teknik ka marrë pjesë në përgatitjen e udhëzimeve për përgatitjen e lejeve të integruara mjedisore në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, si dhe në përgatitjen e Ligjit për kontrollin e emetimeve nga industria.

Ka një eksperiencë 5-vjeçare në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor me pjesëmarrje në përgatitjen e lejeve të integruara mjedisore, si dhe dhënien e ekspertizës teknike në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore.