Jadranka Ivanova, është juriste e diplomuar dhe Master në politikat publike dhe menaxhim (Pittsburg University, USA) si dhe Magjistër në shkencën mjedisore dhe menaxhim (Brunel University, London, UK).
Ajo ka pothuajse 20 vite përvojë pune në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në disa pozita drejtuese. Ishte përgjegjëse për përgatitjen dhe harmonizimin e legjislacionit vendas në fushën e mjedisit dhe klimës me atë të BE-së, për procesin e anëtarësimit në BE për Kapitullin 27 dhe për reformat e administratës publike në fushën e mjedisit. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 shërbeu si Zyrtar i Lartë i Programit (SPO) dhe IPA Koordinator dhe zbatoi me sukses më shumë se 30 projekte të asistencës teknike dhe projekte ndërtimi të financuara nga fondet IPA të BE-së për mjedisin dhe klimën, në një vlerë totale prej mbi 80 milionë euro dhe drejtoi zbatimin e Komponentës 3 të IPA I “Programa operative për zhvillim rajonal 2007-2013” për sektorin e mjedisit jetësor. Në të njëjtën kohë, ishte përgjegjëse për programimin e fondeve për IPA 2 periudhën programore 2014-2020 dhe kryesoi Grupin punues qeveritar sektorial për mjedisin jetësor dhe veprime për klimën.
Ka më shumë se 23 vjet përvojë në fushën e mjedisit jetësor dhe klimës. Ka hartuar më shumë se 15 ligje dhe më shumë se 400 akte nënligjore në këtë fushë, të harmonizuara me të drejtën e BE-së. Njëkohësisht, një pjesë të angazhimit të saj të punës e realizon në Shqipëri si udhëheqëse e programës që ofron mbështetje për Ministrinë e turizmit dhe mjedisit, në procesin e negociatave me BE-në për Kapitullin 27.
Gjatë karrierës së saj ka realizuar trajnime të shumta për të drejtën dhe menaxhimin e mjedisit me qëllim të forcimit të kapaciteteve administrative të organeve të pushtetit qëndror dhe lokal në Maqedoninë e Veriut.