Radica Koceva ka magjistruar në ekonomi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup. Ajo ka më shumë se 20 vite karrierë profesionale në Ministrinë e Financave, ku ka fituar përvojë të gjerë në menaxhimin e financave publike, proceset integruese në BE dhe menaxhimin e projekteve, duke përfshirë hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve/programeve të financuara nga donatorë të jashtëm dypalësh/shumëpalësh si BE, FMN, BERZH, EIB dhe CEB.
Që kur u emërua Drejtuese e Sektorit për finansim qendror dhe lidhjes së kontratave (CFCD) në Ministrinë e Financave në dhjetor të vitit 2007, ajo ka qenë figurë kyçe në përgatitjen e strukturave kombëtare për të përmbushur kriteret e akreditimit të Komisionit Evropian për menaxhimin indirekt të fondeve IPA, deri sa u akredituan në vitin 2009 për tre komponentë të IPA-s, si TAIB, Komponenta e zhvillimit rajonal dhe Komponenta e burimeve njerëzore. Në periudhës 2007-2020, gjatë menaxhimit të CFCD-së, nën përgjegjësinë e saj, në kuadër të perspektivës financiare të BE-së 2007-2013 dhe perspektivës financiare të BE-së 2014-2020, u përfunduan me sukses një portofol prej më shumë se 400 projektesh me vlerë më shumë se 500 milionë euro. Gjithashtu, Radica Koceva ishte Zyrtare Programore për autorizim të disa programeve të BE-së TAIB dhe programeve shumëvjeçare të BE-së dhe u emërua Udhëjeqëse e strukturës operative për programet IPA I dhe IPA II. Ajo ishte përgjegjëse për menaxhimin e “Programës operative të zhvillim rajonal 2007-2013”, që u promovua nga Komisioni Evropian si një nga programat më të suksesshme të para-aderimit të financuara nga IPA dhe që përfshinte një portofol të gjerë projektesh infrastrukturore dhe asistencës teknike në sektori i mjedisit jetësor.
Gjatë menaxhimit të saj në CFCD, ajo ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar kulturën e punës së stafit duke futur praktika të mira në menaxhimin e IPA-s, si mekanizmat e kontrollit të brendshëm, mjetet e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe etikën dhe standardet e larta për integritet. Ajo është gjithashtu e njohur për qasjen e saj ndaj zgjidhjes së problemeve dhe vendimmarrjes në zbatimin e projekteve të financuara nga IPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë në rajon. I njeh mirë rregullat evropiane të menaxhimit të projekteve, rregullat PRAG të prokurimit publik dhe vendosjen e kuadrit kontrollues për menaxhimin e fondeve të BE-së.
Nga shtatori i vitit 2020 nuk është e angazhuar në Ministrin e Financave. Që atëherë, ajo ka fituar gjithashtu përvojë të vlefshme në ofrimin e shërbimeve konsulente në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe zbatimin e praktikave më të mira në shtetet aspirante për aderim në BE nga rajoni i Ballkanit, si dhe në kryerjen e analizave të kostos së përfitim për politika dhe projekte.