AKTIVITET DHE PROJEKTE TË REALIZUAR
IPECC
PROJEKTE TË REALIZUAR
Në 20 vitet e ekzistencës së tij, IPECC ka zbatuar shumë projekte kushtuar promovimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, forcimit të kapaciteteve administrative të menaxhimit mjedisor në nivel qendror dhe lokal, përmirësimit të legjislacionit dhe zbatimit të tij, si dhe promovimit të kulturës dhe ruajtjes së vlerave kulturore. Më poshtë të prezantuara janë disa projekte të rëndësishme.
Projektet dhe aktivitetet e fundit
Fushata e ndërgjegjësimit të publikut për përgatitjen e Ligjit për mbrojtjen nga zhurma në mjedisin jetësor dhe përafrimin e legjislacionit për ujrat
Në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor realizoi projektin “Fushata e ndërgjegjësimit të publikut për përgatitjen e Ligjit për mbrojtjen nga zhurma në mjedisin jetësor dhe përafrimin e legjislacionit për ujërt” (2006 – 2008). Projekti është financuar dhe realizuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Qëllimi kryesor i projektit ishte ngritja e vetëdijes publike për përgatitjen e Ligjit për mbrojtjen nga zhurma në mjedisin jetësor dhe vlerësimi i përputhshmërisë së Propozim-ligjit për ujrat me legjislacionin përkatës të BE-së. Janë organizuar disa punëtori rajonale me qëllim të përfshirjes së publikut dhe palëve relevante në finalizimin e Ligjit për mbrojtjen nga zhurma në mjedisin jetësor dhe në procesin e vendimmarrjes. Gjithashtu, është ofruar mbështetje për hartimin e Ligjit për mbrojtjen nga zhurma në mjedisin jetësor dhe Ligjit për ujrat, duke përfshirë aktet nënligjore.
Bashkëpunimi me UN/ECE
- Në vitin 2009 dhe 2010, bazuar në Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar me UN/ECE ka organizuar një punëtori për informim të publikut dhe autoritetet qendore dhe lokale për të drejtat dhe obligimet që dalin nga Konventa UN/ECE për mbrojtjen dhe përdorimin e rrjedhave ujore ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare (Konventa e ujit) dhe punëtori PEP mbi politikat e qëndrueshme dhe të shëdetshme të transportit urban në “Evropën Juglindore”.
- Lidhur me ndryshimet klimatike, në vitin 2009 ka zhvilluar “Vlerësim të kornizës institucionale dhe juridike për ndryshimet klimatike në Republikën e Maqedonisë për zbatimin e obligimeve të UNFCCC” financuar nga UN/ECE.
Së bashku për klimën
Në tetor të vitit 2008, së bashku me disa organizata joqeveritare të respektuara në Maqedoninë e Veriut, u inkuadrua në një projekt për të mbështetur menaxhimin mjedisit jetësor dhe themeloi rrjetin e parë maqedonas për luftimin e ndryshimeve klimatike të quajtur “Së bashku për klimën”.
Të pastrojmë rrugët tona
- Projekt tjetër i rëndësishëm ishte “Të pastrojmë rrugët tona” në kuadër të fushatës “Rrugë të pastra për të gjithë” të zbatuar në vitet 2008 – 2009 në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor. Në kuadër të projektit janë organizuar disa sesione trajnuese për zyrtarët policorë, inspektorët shtetërorë dhe komunalë për mjedis, për zbatimin më efektiv të Ligjit për menaxhim të mbeturinave (LMM) dhe dispozitave të tij ndëshkuese. Gjithashtu, janë realizuar disa aktivitete dhe ngjarje me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe përgjegjësisë së qytetarëve për asgjesim dhe ndarjen e duhur të mbetjeve.
- Në maj të vitit 2009 në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor dhe sektorin privat ka realizuar një fushatë ndërgjegjësimi publik për zbatimin e Urdhrit për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Kjo fushatë vazhdoi gjatë vitit 2010.
Zhvillimi i kriteriumeve të Eko etiketimit
- Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, është realizuar projekt lidhur me zhvillimin e dy kriteriumeve të eko-etiketimit për akomodimet turistike dhe detergjent për larje manuale të enëve. Në kuadër të projektit janë organizuar disa trajnime dhe punëtori për kriteriumet e eko-etiketimit për palët e interesuara dhe pronarët e akomodimeve turistike në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, janë organizuar disa debate publike për miratimin e kriteriumeve të eko-etiketimit për akomodime turistike dhe detergjent për larje manuale të enëve (2007 – 2008).
- Në shtator 2009 – mars 2010 përgatiti Studim fizibiliteti për futjen e kriteriumeve të eko-etiketimit për sapun dhe shampo në Maqedoninë e Veriut bazuar në kërkesën e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
- Në vitet 2015 – 2016 është realizuar projekt lidhur me zhvillimin e Studimit të fizibilitetit për kriteriumin e eko etiketimit për çimento, financuar nga një kompani private.
- Në vitet 2016 – 2017 janë zhvilluar kriteriumet e eko etiketimit për disa produkte, financuar nga MMJPH dhe sektori privatë.
Mbështetja e praktikës së Vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor (VSMJ) në Maqedoni
Në partneritet me Komisionin Holandez për vlerësimin e mjedisit, është realizuar projekti “Përkrahja e praktikës së Vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor (VSMJ) në Maqedoni” (janar 2010 – mars 2012) si nënkontraktor. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Në kuadër të projektit janë përgatitur ndryshimet në Ligjin për mjedisin jetësor lidhur me transponimin Direktivës së VSMJ-së dhe disa akteve nënligjore. Janë realizuar disa trajnime për VSMJ-në në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe është siguruar mbështetje për Qytetin e Shkupit dhe Ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në përgatitjen e raporteve të VSMJ-së për disa dokumente planifikuese.
Bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Me Agjencinë Suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si partner vendor, është realizuar projekt dyvjeçar lidhur me Procesin e integrimit në BE, ku përfituesi përfundimtar ishte Ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (2010 – 2012). IPECC ishte përgjegjës për mbështetje administrative, organizimin e ngjarjeve/punëtorive, angazhimin e ekspertëve vendorë dhe përgatitjen e raporteve të progresit.
Bashkëpunimi me autoritetet e Holandës
- Në vitin 2010, bazuar në Memorandum mirëkuptimi me NL EVD International të Holandës, organizoi punëtori/trajnime në kuadër të projektit për Direktivën për përgjegjësi mjedisore, për nëpunësit civilë dhe palët e interesuara në Maqedoninë e Veriut.
- Gjatë muajve mars – shtator 2011, ka realizuar projektin me Institutin nacional për shëndet publik dhe mjedis jetësor (RIVM) nga Holanda, lidhur me transponimin dhe zbatimin e Direktivës për zhurmën në Maqedoninë e Veriut. Aktivitetet kryesore kishin të bënin me mbështetjen logjistike të organizimit të tre punëtorive dhe angazhimin e ekspertëve kombëtarë.
Projekte të tjera
- Në qershor të vitit 2010, është realizuar projekt 9-mujor lidhur me “Përgatitjen e udhëzimeve dhe realizim të trajnimeve për llogaritjen e tarifave për dhënien e lejeve të integruara mjedisore,”. Në kuadër të projektit u përgatitën udhëzimet dhe u organizuan disa punëtori për miratimin e udhëzimeve.
- Në periudhën 2016 – 2018 IPECC, ishte partner i ri në tre projekte bashkëpunimi ndërkufitar me Greqinë dhe Bullgarinë që kishin të bënin me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës.
- Në vitet 2018 – 2020, IPECC ka përgatitur disa plane për menaxhimin e mbetjeve për sektorin privat për lloje të ndryshme për menaxhim të mbetjeve.
- Në vitin 2020 ka përgatitur Plan për përfshirjen e palëve të interesuara për mbetjet nga paketimi me synim mbështetjen e përgatitjes së legjislacionit për përgjegjësinë e zgjeruar të